Makron do të dërgojë trupa në Arabinë Saudite për mbrojtjen e një terminali kyç të naftës

Franca do të dërgojë trupa dhe sisteme mbrojtëse në Arabinë Saudite për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit port të Yanbusë në Detin e Kuq, i cili është i një rëndësie kyçe për transportin e energjisë, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, transmeton Reuters.

“Do të dërgojmë burime ushtarake – trupa, sisteme radari dhe sisteme mbrojtëse, për ta mbrojtur këtë lokacion. Jo për t’u përfshirë në ndonjë konflikt, por për ta mbrojtur këtë lokacion”, deklaroi Macron.

Në Yanbu ndodhen kapacitete të mëdha për ruajtjen dhe rafinimin e naftës, si dhe gazsjellësi strategjik “East-West”. Gazsjellësi, i gjatë më shumë se 1.200 kilometra, u mbyll përkohësisht këtë muaj pas sulmeve ndaj tij. Ai fitoi rëndësi edhe më të madhe pas fillimit të luftës kundër Iranit, pasi Arabia Saudite e përdor për transportin e naftës, e cila përndryshe do të eksportohej me cisterna përmes Ngushticës së Hormuzit.

Huthët i intensifikuan sulmet ndaj Arabisë Saudite pas përshkallëzimit të sërishëm të luftës në Jemen.

Arabia Saudite - Emiratet e BashkuaraEmanuel Makron (Emmanuel Macron)