Opozita pranoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, raportoi Telma. Socialdemokratet kanë qëndrim se Qeverisë nuk po i shkon mirë dhe për këtë nuk ka dëshmi më të madhe se deklarata e Mickoskit, vetëm pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit, transmeton Portalb.mk.
Kjo çështje doli nga pyetjet e para të deputetëve që dolën nga përbërja e re parlamentare. Mickoski nga foltorja u shpreh i gatshëm të pranojë dorëheqje dhe të ketë zgjedhje të parakohshme.
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe është kategoritë se në çdo cikël të ardhshëm zgjedhor, LSDM-ja do të del më e bashkuar. Ata shprehen të gatshëm të shkojnë në zgjedhje prej sot, pasi në çdo cikël të ardhshëm do të jemi më të organizuar dhe më të suksesshëm.
Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE i propozoi LSDM-së që të fillojë procedurën për shpërbërjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje parlamentare.
VLEN-i si pjesë e koalicionit qeveritar vlerësoi që Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka pasur Qeveri më stabile, ndërsa nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. Izet Mexhiti theksoi se shkuarja në zgjedhje të parakohshme është shpenzim dhe humbje kohe.
Blerim Bexheti nga BDI-ja kërkoi nga kryeministri ta mbajë fjalën dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Paraprakisht Ali Ahmeti nga Bogovina e kishte këshilluar Mickosin të përgatitet për zgjedhje të parakohshme.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski më 31 tetor sfidoi partitë politike në vend që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale.
Ndryshe, zgjedhjet e fundit të njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024 së bashku me zgjedhjet e shtata presidenciale. Sipas rezultate, Koalicioni VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni Fronti evropian 18 deputetë, 14 deputetë fitoi koalicioni VLEN dhe nga gjashtë deputetë “Levica” dhe ZNAM.
- LEXO: Ahmeti e pranoi propozimin e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme, Mexhiti me porosi të përgatitet edhe për shumë vite në opozitë
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin
- LEXO: KSHZ: Përfunduan edhe zyrtarisht zgjedhjet parlamentare
- LEXO: Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut