Ministri për Transport në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Nikollovski, u takua me homologun për turk Abdulkadir Uraloglu, dhe ministrin e tregtisë, Omer Bolat. Ky takim u mbajt në kuadër të forumit të biznesit në Stambol, transmeton Portalb.mk.
Në ketë takim u dakordua për vendosjen e linjës ajrore direkte “AJET” ndërmjet kryeqytetit të RMV-së dhe Turqisë, Shkupit dhe Ankara.
Pjesë e marrëveshjeve është edhe lidhja hekurudhore kargo mes dy vendeve.
Autoritetet turke theksuan se këto plane janë në kuadër të pritshmërisë për arritjen e shkëmbimit tregtar dypalësh në 2 miliardë dollarë.