Kovaçevski: Pas zgjedhjeve në vitin 2024, unë sërish do të jem mandatar i qeverisë

Procesi i integrimit evropian të shtetit tonë dhe të rajonit nuk ka alternativë. Këtë e kanë të qartë të gjithë. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të thotë standard më i lartë jetësor, prosperitet ekonomik, drejtësi më të mirë sociale dhe qeverisje të lartë të demokracisë dhe qeverisje të së drejtës, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për Kanal 5, njofton Portalb.

“Kush është ai i cili po e ngadalëson këtë rrugë të integrimit evropian të shtetit – ata janë të njëjtit të cilët e pengonin anëtarësimin e shtetit në NATO. Ne kishim qeveri të VMRO-DPMNE-së  vite, kur nuk kishim asnjë hapërim, vendim në pjesën e anëtarësimit në NATO dhe në BE. Çdoherl anulonin, çdoherë i zvarrisnin që në fund të kemi vështirësi dhe vendime më të këqija”, tha kryeministri Kovaçevski.

Sipas tij, e njëjta gjë ndodh edhe sot.

“Ndryshimet kushtetuese janë të bllokuara nga ana e VMRO-DPMNE-së. Përgjegjësia ka emër dhe mbëiemër, ata janë VMRO-DPMNE-ja dhe udhëheqësia e tyre e cila e kundërshton vazhdimin e rrugën eurointegruese të shtetit. Pse? Për arsye politike dhe të luajturit me emocionet e qytetarëve përmes vendosjes së retorikës e cila çon drejt të kaluarës, e nuk çon drejt ardhmërisë. Ne si koalicion jemi të vendosur që ky proces të vazhdojë dhe konsideroj se do të vijë dita kur të gjithë deputetët do të kuptojnë se nuk ka laternativë tjetër dhe se mënyra e vetme për progres të shtetit është anëtarësimi në BE”, vlerësoi Kovaçevski.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat duhet të mbahen vitin e ardhshëm, Kovaçevski theksoi se LSDM-ja do të ketë koalicion i cili me siguri se do të fitojë në zgjedhje, ndërsa pas zgjedhjeve ai sërish do të jetë mandatar i qeverisë, gjegjësisht do të jetë kryetar i qeverisë proevropiane.

“Ndërsa pas zgjedhjeve vitin e ardhshëm 2024, unë  sërish do të jem mandatar i qeverisë dhe do të jem kryetar i qeverisë proevropiane”, ka theksuar ai.

Sa i përket datës së mbajtjes së zgjedhjeve, për LSDM-në, siç tha kryeministri, aspak nuk është pyetje se nëse zgjedhjet do të jenë në maj ose në qershor.

“Për shkak se ne do të bëjmë koalicion i cili me siguri do të fitojë në zgjedhje. Koalicioni i cili me siguri se do ta formojë qeverinë e re, dhe kandidati presidencial i cili do të propozohet nga LSDM-ja dhe i mbështetur nga koalicioni evropian do të jetë fitues në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm”, tha Kovaçevski.

Kujtojmë se më 18 gusht 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese mbaroi brenda pak orëshVotimi nuk dihet ende kur do të bëhet.

Në mënyrë që të bëhen ndryshimet kushtetuese duhet dy e treta e votave, konkretisht 80 vota nga gjithsej 120 deputetë në Kuvend.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime, ndërsa edhe nga opozita shqiptare kanë kushtëzuar që nuk do t’i votojnë ndryshimet nëse nuk ndryshohet definimi i 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë.

Ndryshimet kushtetuese nënkuptojnë shtimin e bullgarëve dhe kombeve tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.

Bashkimi Evropian (BE)Dimitar KovaçevskiEurointegrime Negociata RMV-BEHristijan Mickoski HristianNdryshime Kushtetuese RMVQeveria e Maqedonisë së VeriutVMRO-DPMNE