Komisionet e Kuvendit të RMV-së, deputetët e ASH-së së Taravarit i humbën vendet

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari, pas largimit nga pushteti dhe koalicioni parlamentar VLEN, i kanë humbur disa pozita në komisionet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në pozitat ku anëtarë kanë qenë deputetët Rijad Shaqiri, Halil Snopçe dhe ish-deputeti Sadik Sulejmani, tash do të jenë deputetët e VLEN-it, më saktë nga Saranda Imeri Stafai, Mimoza Musa, Bekim Sali, Imërlije Saliu Fetai, Adnan Azizi, Kaltrina Beqiri, Bekim Qoku dhe deputetja e re Valbona Adili Emini.

Deputetët e VLEN-it nuk do të jenë në anëtarë në Komisionin për Arsim, Komisionin për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisionin për mbikëqyrje të zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve.

Këto ndryshime në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratuan me shumicë të votave në seancën e 51-të.

Kujtojmë se ish-ministri Arben Taravari dha zyrtarisht dorëheqjen, pas vendimit të partisë së tij për t’u larguar nga Qeveria.

Ndryshe turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.

Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Aleanca për Shqiptarët (ASH)Arben TaravariKomision(e) KuvendoreParlamenti - Kuvendi i Maqedonisë së VeriutVLEN koalicioni