Në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara 3 280 ndërmarrje vendore që kontrollohen nga jashtë, apo 4.7 përqind e ndërmarrjeve vendore në sektorin afarist janë të kontrolluara nga jashtë, transmeton Portalb.mk.
“Filialet e huaja kryesisht kontrollohen nga vendet evropiane, d.m.th. 92.8%, vendet anëtare të BE-së kontrollojnë 44.6% të filialeve të huaja, në të cilat janë të angazhuar 62.8% e punonjësve dhe marrin pjesë me 61.9% në vlerën e shtuar”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.
Në këto filiale të huaja janë të angazhuar 24.2 përqind të totalit të punonjësve, kryesisht në industrinë përpunuese, informacion e komunikim dhe tregtinë me shumicë dhe pakicë te riparimi i automjeteve.
“Filialet e huaja më të rëndësishme ekonomike janë nën kontrollin e Austrisë me pjesëmarrje në vlerën e shtuar prej 17.4%, Holandës me 11.0%, Gjermanisë me 19.7% dhe Mbretërisë së Bashkuar me 9.0%”, raportoi Enti.