Ndonëse Këshilli i Komunës së Tetovës më 28 shkurt 2023 mori vendim që të prishet objekti pa leje në parkingun e bllokut urban 37, i njëjti gjatë gjithë kësaj kohe nuk u prish, pasi pala ishte ankuar në shkallën e dytë. Objekti sipas Komunës ka pasur leje për legalizim në vitin 2017 nga Këshilli Komunal i asaj kohe dhe këtë e kanë zbuluar më vonë gjatë parashtrimit të ankesës nga pala, ndërsa po këtë vendim sot Këshilli Komunal me 16 vota “për” e shfuqizoi që të mbetet në fuqi vendimi i fundit për prishjen e objektit. Kryetari i Këshillit Komunal për Portalb.mk theksoi se ai objekt do të prishet.
Hapësira në të cilën ndodhet ky objekt është e paraparë të jetë parking dhe për këtë Portalb.mk ka raportuar vazhdimisht.
Këshilli Komunal me 28 shkurt 2023 vendosi që mos t’i jep leje për legalizim të njëjtit dhe aty të mbetet parking.
Në lidhje me këtë vendim, Besa Zendeli nga Sektori i Urbanizmit në Komunën e Tetovës sqaroi se pala është ankuar dhe në bazë të ankesës e ka bashkëngjitur vendimin e viti 2017 ku objekti ishte i legalizuar, ku ata si komunë për herë të parë janë njoftuar me vendimin në fuqi të vitit 2017 ku harmonizohej ky objekt.
Që të ngelet në fuqi vendimi i dytë nga këshilli aktual ku parasheh interesin publik që ai objekt të rrënohet, këshilli duhej ta shfuqizojë vendimin e vitit 2017 ku i njëjti harmonizohej, dhe kështu u bë, Këshilli votoi me 16 vota “për” dhe 14 “të përmbajtur”.
Kryetari i Këshillit Komunal, Besar Durmishi theksoi se kësaj procedure do i shkojnë deri në fund që ai objekt të prishet nga ana e Inspektoratit Komunal.
“Edhe pse ne kemi sjellë vendimin të mos i legalizohet ai objekt, ka pasur një vendim më parë në vitin 2017 ku i është legalizuar, pala ka dorëzuar ankesë deri te Sektori i Urbanizmit. Tani ne duhet të sjellim vendim për shfuqizimin e atij vendimi që është sjellë në vitin 2017. Bëhet fjalë për tarracën e cila është kërkesë e banorëve, tarraca e një lokali ku në atë zonë banorët kanë kërkuar të bëhet parking”, theksoi Durmishi.
Portalb.mk ka ndjekur këtë rast tani e disa muaj, pasi në shtator të vitit 2022 te kjo hapësirë në bllokun urban 37 apo e njohur ndryshe si hapësira te “Stacioni i Vjetër i Zjarrfikësve”, Komuna e Tetovës filloi të ndërtojë parking dhe të largojë uzurpimet, kërkesë kjo e kamotshme e banorëve që jetojnë në ndërtesat përreth. Megjithatë, aty mbeti një objekt i cili nuk është prishur ende, edhe atë mu në qosh të bllokut.
Për të njëjtin banorët e kësaj lagjeje shfaqën ankesa në Portalb.mk se lirimi i hapësirave publike është bërë në mënyrë selektive dhe se objekti i fundit mbetet pa larguar përderisa tjerët janë prishur. Megjithatë, kryetari i Komunës së Tetovës, disa herë pyetur nga Portalb ka deklaruar se edhe ai objekt do të prishet por duhet të kalojnë procedurat e parapara.
Ky është plani i komunës për krijimin e parkimeve në këtë hapësirë.
- LEXO: Inspektorati Komunal në pritje të dritës jeshile për prishjen e objektit ilegal te blloku urban 37 në Tetovë
- LEXO: Këshilli i Komunës së Tetovës vendosi që të prishet objekti ilegal te parkingu në bllokun urban 37 (Video)
- LEXO: Nuk është larguar objekti ilegal në bllokun 37, Kasami: Do të prishet sapo të mbarojnë procedurat
- LEXO: Kasami u zotua se do të rrënohet edhe objekti i fundit i mbetur në hapësirën publike në bllokun 37
- LEXO: Tetovë, në Bllokun 37 ende ka uzurpime që pengojnë parkingun e ri, Komuna premton se do të prishen (Foto)
- LEXO: Banorët e bllokut 37 në Tetovë: Përkrahim vendimin e komunës për krijimin e parkingut, Komuna: Projekti realizohet sipas planit
- LEXO: Rruga te “Stacioni i Vjetër i Zjarrfikësve” në Tetovë e shkatërruar plotësisht, banorët propozojnë zgjidhje, komuna i injoron kërkesat dhe hesht
[…] Mirëpo ky objekt ishte legalizuar në vitin 2017 nga këshilli i atëhershëm komunal, por më 8 qershor 2023, këshilli aktual i Komunës e shfuqizoi vendimin për legalizim dhe në fuqi mbeti vendimi për […]