Janevska: Janë konstatuar parregullësi në universitetet në Tetovë, Ohër, Strugë

Probleme dhe mangësi të caktuara janë evidentuar në procesin e kontrollit të punës së universiteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, thotë se procesi ende nuk ka përfunduar, por gradualisht po konstatojnë “parregullësi njëra pas tjetrës”. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo ka treguar se në Universitetin e Tetovës ka pasur zgjedhje të paligjshme të dy mësimdhënësve dhe se inspektimi atje ende vazhdon, transmeton Portab.mk.

“Kemi probleme në Universitetin “Apostol Pavle” edhe aty janë konstatuar parregullsi. Kishte një problem serioz në universitetin e Strugës, ku mbyllëm departamentin e shkencave mjekësore. Këto janë sërish procese të vazhdueshme që janë ende në fazën e analizës sepse Ligji për Inspeksionin Arsimor jep edhe udhëzime të caktuara se si të punohet. Për disa lëshime thuhet se duhet të hiqen brenda një afati të caktuar, pastaj Inspektorati Shtetëror Arsimor shkon të kontrollojë nëse janë hequr apo jo. Bën përsëri kontrollin, nëse hiqen, pason një raport i ri. Nëse nuk hiqen do të pasojnë disa penalitete dhe aktualisht në dy raste kemi të ashtuquajturat zgjidhje kur universiteti duhet të paguajë një gjobë. Zgjidhja bëhet nga MASH në mënyrë që penaliteti të jetë më i ulët. Pra, dy procese të tilla po zhvillohen për momentin. Mbyllëm dy institute shkencore dhe mendoj se shumë shpejt do të mbyllim edhe dy të tjera”, thotë Janevska.

E pyetur nëse do të mbyllen universitetet, ministrja u përgjigj se nuk mund ta pohoj këtë në këtë moment, por inspektimi, siç tha ajo, “do të tregojë se çfarë duhet bërë kur të përfundojë”.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskanë fillim të muajit tetor ka konfirmuar konstatimet për parregullsitë në Universitetin e Tetovës të cilat bazohen në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit.

Nga Universiteti i Tetovës për Portalb.mk thanë se sipas Zyrës për Çështje Juridike, Këshilli Mësimor – Shkencor i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara-UT, ka vepruar në bazë të vërejtjeve të Inspektoratit. Për rrjedhojë, Merita Mustafit ia ka anuluar thirrjen dhe ka filluar procedura për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në Universitetin e Tetovës”.

CTRL Z – CTRLZLigji për Arsim të LartëMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Universiteti i Tetovës (UT)Vesna Janevska