Islanda i tha “jo” Bashkimit Evropian

Islanda votoi kundër rifillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me pjesëmarrje rekord në referendum, transmeton Potalb.mk.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se 105.399 votues (47,2%) votuan “Po”, ndërsa 118.040 (52,8%) votuan “Jo”.

Gjithsej votuan 225.031 qytetarë, duke bërë që pjesëmarrja në referendum të jetë 82,5%.

Rezultati “Jo” do ta nxjerrë debatin për anëtarësimin në BE nga politika islandeze për të paktën dy vitet e ardhshme.

Vendi me rreth 400.000 banorë fillimisht kërkoi anëtarësimin në BE pas krizës financiare të vitit 2009, e cila e çoi ekonominë pranë kolapsit.

Megjithatë, negociatat për anëtarësim u pezulluan në vitin 2013, pasi në pushtet erdhi një koalicion euroskeptik.

Qeveria aktuale e udhëhequr nga socialdemokratët, e riktheu këtë çështje në agjendë këtë vit, duke argumentuar se një klimë më e paqëndrueshme ndërkombëtare e bënte të arsyeshme që qytetarët të pyeteshin nëse vendi duhet të ndjekë lidhje më të afërta me BE-në.

Megjithatë, marrëdhëniet e Islandës me Brukselin nuk do të ndryshojnë në thelb, pavarësisht rezultatit.

Vendi tashmë është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe zonës Shengen, e cila mundëson lëvizjen pa pasaporta, dhe të dyja këto marrëveshje mbeten në fuqi.

Bashkimi Evropian (BE)Islanda