Gjobat të cilat do të vijnë nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’ do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ndërsa në gjibë do të ketë edhe foto. Këtë e bëri të ditur mbrëmë në TV21 zëvendësministri i Brendshëm, Astrit Iseni, transmeton Portalb.mk.
“Në gjobë do të ketë edhe foto. Do të shihet nëse shoferi ka pasur të vendosur rripin e sigurisë ose nëse ka qenë duke folur në telefon”, tha Iseni.
Nga sot, deri më 31.01 (e shtunë) do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
Kamerat “Qytet i Sigurt” të instaluara në udhëkryqet e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë për në 1 shkurt 2026.