Historike, Shkëndija e Haraçinës në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, fituesi i vitit të kaluar u eliminua

Në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut sot u kualifikuan dy ekipe, Shkëndija e Haraçinës dhe Ohri Lihnidos. Shkëndija e Haraçinës për herë të parë u kualifikua në çerekfinale, transmeton Portalb.mk.

Shkëndija arriti të fiton kundër ekipit të Rabotniçkit me rezultat 3:1. Goli i vetëm për Rabotniçkin u shënua nga Besir Demiri.

KF Vardari u eliminua në çerekfinale përmes penaltive nga Ohri, pasi ndeshja mbaroi me rezultat 1:1.

Nesër në Kratovë do të ndeshet Detoniti me Sileksin, ndërsa derbi shqiptar ndërmjet Strugës dhe Shkëndijës së Tetovës do të luhet më 18 mars. Fituesi i këtyre dy ndeshjeve do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje. Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Parë për herë të parë.

Federata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)HaraçinaKF ShkëndijaKF StrugaKupa e Maqedonisë së Veriut Futboll