Ne takimin me bizneset e turizmit në Lezhë, kryebashkiaku Pjerin Ndreu, tha se plazhi do të shfrytëzohet vetëm nga hoteleritë në bazë të vendimit të ri të qeverisë 1 dhomë 2 shezlonë ndërsa pjesa tjetër do të administrohet nga bashkia, ashtu që 83% e hapësirës në vijën bregdetare të Lezhës do të jetë plazh publik në sezonin turistik të vitit të ardhshëm, raporton ABC.
Sipas kryetarit të bashkisë subjektet privatë që do të tentojnë të vendosin shezlonge në hapësirat publike do të përballen me ligjin. Nga ana tjetër Ndreu tjetër apeloi ndaj bizneseve hoteliere qe te bëjnë deklarime te sakta për numrin e dhomave.
“Do të ndërhyje policia bashkiake dhe ajo e renit. Asnjë pëllëmbë e hapësirës publike nuk do të preket”, tha ai.
Lezha ka një vijë të gjatë bregdetare prej 26 km që shtrihet nga Rana e Hedhun deri në Tale