Guterres: Luftërat kanë rregulla, duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se synon t’i paraqesë një sërë pikash Këshillit të Sigurimit në mes të katastrofës humanitare në rritje në botë shkaku i luftërave, raporton ABC.

Guterres pohoi se edhe luftërat kanë rregulla dhe se duhet të respektohen ligjet ndërkombëtare humanitare.

“Edhe luftërat kanë rregulla. Ligji ndërkombëtar humanitar dhe ligjet për të drejtat e njeriut duhet të respektohen dhe zbatohen; civilët duhet të mbrohen dhe të mos përdoren kurrë si mburoja”, pohoi ai.

Guterres më tutje deklaroi se të gjitha pengjet në Gaza duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

Antonio Guteresh (Antonio Guterres)IzraeliOrganizata Kombet e Bashkuara (OKB)Palestina