Griselda Geci: Fëmijët me autizëm mund të përmirësohen, shteti mundet dhe duhet t’u dalë në ndihmë 

Në episodin e radhës të OpenMic në Portalb.mk biseduam me edukatoren speciale Griselda Geci nga Qendra e autizmit “Fluturo për Jetën”. 

Me Griseldën biseduam për autizmin, mënyrat e trajtimit, sfidat në RMV, paragjykimet, ndërgjegjësimin dhe shumë të tjera. 

“Autizmi nuk është sëmundje, është çrregullim neurobioogjik, por që për aq kohë sa nuk është një sëmundje nuk ka një shërim”, tha Geci. 

Ajo mes tjerash foli edhe për mungesën e përkrahjes institucionale. 

“Nga ana financiare që mendoj se mund t’i vijnë në ndihmë prindërve të këtyre fëmijëve, mungojnë qendrat e specializuara, profesionistë të specializuar, ka një sërë mungesash që le të themi janë në dëm shumë të familjeve dhe mbi të gjitha të fëmijëve”, tha ajo 

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë!

AutizëmCTRL Z – CTRLZOpenMic