Policia në Kërçovë ka arrestuar një 18 vjeçar i cili në vendkalim për këmbësorë ka goditur për vdekje një 82 vjeçar, transmeton Portalb.mk.
“Më 25.08.2025 në orën 09:20 në Kërçovë, zyrtarët e Policisë së Kërçovës arrestuan F.L. (18) nga Kërçova. Rreth orës 06:55 në një vendkalim për këmbësorë në bulevardin “Çlirimi”, ai e përplasi S.Sh. (82) nga Kërçova me automjetin pasagjerësh me targa të Kërçovës, të cilin e drejtonte, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, por në orën 07:10 u kthye pa automjetin. Me këtë, këmbësori S.Sh. pësoi lëndime të rënda trupore dhe pasi mori ndihmë mjekësore në spitalin në Kërçovë, për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, u transferua në Kompleksin e Klinikave Nënë Tereza në Shkup, ku vdiq në orën 21:00″, thonë nga MPB.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas hetimit dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.