Fushata e VMRO-DPMNE-së kushton mbi gjysmë milionë euro në 10 ditët e para

Lista e personave që kanë dhuruar në llogarinë e transaksioneve të VMRO-DPMNE-së që nga janari i këtij viti ka pothuajse 20 faqe, para të cilat më pas janë transferuar në llogarinë e transaksioneve për fushatën zgjedhore. Bëhet fjalë për 746 persona që kanë dhënë donacione në shuma të ndryshme, shkruan Meta.mk.

Fushata e VMRO-DPMNE-së ka kushtuar gjithsej 35 milionë denarë ose 569 mijë euro në 10 ditët e para të fushatës zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen të mërkurën, më 8 maj, thuhet në raportin e koalicionit “Maqedonia yte” dorëzuar në Entin Shtetëror të Revizionit.

Lista e personave që kanë dhuruar në llogarinë e transaksioneve të VMRO-DPMNE-së që nga janari i këtij viti ka pothuajse 20 faqe, para të cilat më pas janë transferuar në llogarinë e transaksioneve për fushatën zgjedhore. Bëhet fjalë për 746 persona të cilët kanë dhënë donacione në shuma të ndryshme – disa kanë dhuruar 5 mijë denarë, disa nga 10.000 denarë, por numri më i madh i donacioneve janë në vlerë prej 60.000 apo 100.000 denarë. Shuma më e madhe e dhuruar është 400.000 denarë ose 6.504 euro nga Viktor Paunov, kryetari i komunës së Karbincit.

Në listën e donatorëve janë edhe tri kompani – Nomadis Sh.P.K. me donacion prej 600.000 denarë, Pijanec-Grad Sh.P.T.Sh. Sh.P.K. me 65.000 denarë dhe Sh.P.T.Sh. Damev Logistic Sh.P.K. me 65.000 denarë.

Koalicioni “Për një të ardhme evropiane” i udhëhequr nga LSDM-ja, për dallim nga VMRO-DPMNE-ja, megjithatë raportoi donacione modeste prej 59 mijë denarë në 11 ditët e para të fushatës, që pothuajse nuk janë as 1.000 euro. Kompania Aleks Tours, sipas raportit të parë, ka dhuruar 49.815 denarë, ndërsa vetëm dy persona fizik; kanë dhuruar gjithsej 9.225 denarë.

“Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI-ja raportoi se në 10 ditët e para të fushatës janë transferuar 130 mijë euro nga llogaria kryesore e transaksionit të partisë. Në anën tjetër, për pagesë të qirasë për hapësirë janë shpenzuar 82.000 denarë.

Lëvizja ZNAM raportoi se nga 18 prilli deri më 27 prill për fushatën zgjedhore në 10 ditët e para ka pasur shpenzime prej 849.747 denarë (rreth 13 mijë euro), nga të cilat 619.352 denarë janë para të parapara për publikimin e reklamave politike me pagesë. Lëvizja ZNAM nuk ka raportuar donacione nga persona fizikë dhe juridikë.

Koalicioni VLEN njoftoi se në 10 ditët e para të fushatës shtatë persona fizikë kanë dhuruar para në vlerë të përgjithshme prej 745.000 denarë ose 12 mijë euro.

Partia politike “Levica” (E Majta), nga ana tjetër, ka raportuar  se vetëm një person fizik Dushko Murgoski ka dhuruar 2.000 denarë dhe këto kanë qenë të ardhurat e vetme të partisë në 10 ditët e para të fushatës.

Partia politike GROM, nga ana tjetër, ka raportuar donacione nga një kompani – Investra Skylux, e cila një herë ka dhuruar 100.000 denarë, ndërsa herën e dytë 200.000 denarë, me të cilat partia ka pasur të hyra prej pothuajse 5 mijë euro në 10 ditët e para të fushatës.

Sipas Rregullores për afatet, raportet financiare (me specifikim të shpenzimeve për të ardhurat dhe shpenzimet në xhiro-llogari) të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore në KSHZ, Entin Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsioni (KSHPK) dorëzohen brenda afateve të mëposhtme: në ditën e 11-të të fushatës zgjedhore, gjegjësisht më 28 prill, si dhe brenda një dite pas përfundimit të fushatës, gjegjësisht më 7 maj, për donacionet e marra për fushatën zgjedhore. Raporti i plotë financiar me specifikimin e shpenzimeve dhe të ardhurave dorëzohet menjëherë, edhe atë jo më vonë se 15 ditë nga dita e mbylljes së llogarisë së transaksionit.

Gjithashtu, transmetuesit e radios dhe televizionit, mediat e shkruara dhe mediat elektronike (portalet e internetit) janë të obliguar të dorëzojnë raport në Ministrinë e Financave, KSHZ, ESHR dhe KSHPK, për hapësirën reklamuese të përdorur nga secili prej pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, jo më vonë se 21 maj.

FushatëVMRO-DPMNEZgjedhje parlamentare RMV 2024Zgjedhje presidenciale RMV 2024