Ish një kohë kur një prej pajisjeve si televizori, kompjuteri, altoparlanti apo pajisje të tjera elektronike ishin prodhuar nga Toshiba, raporton PCW. Dikur një poster i dominimit Japonez në elektronike – njohur edhe si Japan Inc – kompania është larguar nga bursa e Tokios pas 74 vitesh.
Por çfarë ndodhi me një prej emrave industrialë më të famshëm të Japonisë?
E gjitha filloi në 2015-ën kur praktika të këqija në disa divizione dolën në dritë e shumica prej tyre kishin lidhje me lidershipin e kompanisë.
Për 7 vite, Toshiba kishte raportuar fitim më të lartë sesa kishte në të vërtetë me diferencë prej 1.59 miliardë dollarësh.
Në 2020-ën Toshiba gjeti parregullsi të tjera. Pas një hetimi në 2021 u mësua se Toshiba kishte bashkëpunuar me Ministrinë Japoneze të Tregtisë – e cila e shikonte Toshiban si një aset strategjik – për të penguar interesat e investimeve të huaja.
Asokohe ekspertët thanë se kjo lëvizje e kishte bërë investimin në aksionet Japoneze të vështirë, jo vetëm për Toshiba, por për mbarë tregun.
Në fund të 2016-ës Toshiba tha se do të ndërtonte një impiant nuklear disa miliarda dollarë që kompania Amerikane Westinghouse Electric e kishte blerë një vit më parë.
Tre muaj më vonë Westinghouse shpalli falimentin duke lënë Toshiba përballë një kolapsi të biznesit të saj nuklear me 6 miliardë dollarë humbje.
Kompania vendosi të shesë disa biznese të saj si telefonët mobilë, sistemet mjekësore etj. Më pas u detyrua të nxirrte në shitje njësinë e çipeve Toshiba Memory një marrëveshje që u shty për disa muaj për shkak të mosmarrëveshjeve me një prej partnerëve.
Në një kohë kur kompanitë po investonin në teknologjitë e të ardhshmes, Toshiba po përpiqej të shiste asetet.
Në 2017-ën mori një injektim prej 5.4 miliard dollarësh nga investitorë të huaj duke shmangur delistimin nga bursa. Por kjo do të thoshte se aksionerët kishin më shumë influencë në drejtimin e kompanisë.
Kjo çoi në beteja të zgjatura që paralizuan prodhuesin e baterive, çipeve, pajisjeve bërthamore dhe sistemeve të mbrojtjes.
Pas diskutimeve të shumta nëse Toshiba duhej të ndahej në disa kompani të vogla një komitet nisi të eksplorojë privatizimin e saj. Në Qershor të 2022 kompania mori 8 propozime për blerje.
Në fillim të vitit kompania konfirmoi se do të merrej nga një grup investitorësh Japonezë udhëhequr nga Japan Investment për 14 miliardë dollarë.
Nuk është e qartë se si pronarët e rinj planifikojnë të kthehen në Toshiba, por kryetari i saj në largim ka thënë se shërbimet dixhitale me fitime të mëdha do të jenë në fokus.
JIP ka një histori në ringjalljen e bizneseve nga prodhues të mëdhenj, duke përfshirë divizionin e laptopëve të Sony dhe njësinë e kamerave të Olympus.
Pasi bleu biznesin Vaio të laptopëve Sony në 2014-ën, ndihmoi kompaninë të regjistronte shitje rekord vitin e kaluar.
Por Toshiba është një kompani shumë e madhe e interesat janë të larta: Toshiba punëson 106 mijë njerëz dhe disa prej operacioneve të saj shihen si kritike për sigurinë kombëtare të Japonisë.