Fortnite rikthehet në iOS në këto shtete

Loja shumë popullor Fortnite do të jetë përsëri e disponueshme në iPhone në Bashkimin Europian dhe mbarë botën në pajisjet Android pas një mungese 4 vjeçare tha Epic Games, transmeton PCWorld.al.

Fortnite, krijuar nga Epic, një studio video lojërash në SHBA dhe mbështetur nga gjiganti Kinez Tencent, debutoi në 2017-ën. Është një lojë formatit battle-royale dhe u bë hit menjëherë duke tërhequr miliona lojtarë.

Por në Gusht të 2020-ë Apple dhe Google e hoqën Fortnite nga dyqanet e tyre të aplikacioneve për shkelje të rregullave të tyre duke lançuar një opsion pagese i cili shmangte komisionin 30 përqind të dy gjigantëve të teknologjisë.

Në momentin e përjashtimit Epic kishte 116 milionë lojtarë vetëm në platformën e Apple. Akti i Tregjeve Dixhitale në Europë (DMA) është ai që bëri të mundur rikthimin e Fortnite në dyqanet e aplikacioneve.

Epic Store do të lançojë jo vetëm Fortnite por edhe Rocket League dhe Fall Guys. Në PC Epic ka 75 milionë përdorues aktivë ndërsa shpreson që deri në fund të vitit të ketë 100 milionë në platformat mobile.

CTRL Z – CTRLZFortniteGejming (Gaming)