Fortesa

Kala e vjetër – shekullore
qëndresë furtunash e shekujsh të zi

e lodhur kurrë, e rraskapitur
kryelartë – mbi shpatet rri!

S’iu përkule dhunës së tiranit
vigane e vend shqipesh që rriten

për hapin drejt një caku
lartësitë – ngriten e ngriten

Autor: Neshat Dauti

Poezi