Mbrëmë në Los Angeles u shpallën fituesit e çmimeve Oscars 2026 në ceremoninë e 98-të të Akademisë. Filmi “One Battle After Another” ishte fituesi i madh i mbrëmjes, duke marrë gjashtë çmime dhe duke dominuar kategoritë kryesore, shkruan Portalb.mk.
Filmi i regjisorit Paul Thomas Anderson fitoi çmimet për Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë të adaptuar, Aktorin më të mirë në rol dytësor, si dhe në disa kategori teknike.
“Sinners” ishte fituesi i dytë më i madh i mbrëmjes me katër çmime. Michael B. Jordan fitoi Oscar për Aktorin më të mirë, ndërsa Ryan Coogler u vlerësua me çmimin për Skenarin më të mirë origjinal.
Në kategorinë e aktoreve, Jessie Buckley fitoi Oscar-in e parë për rolin në “Hamnet”, ndërsa Amy Madigan u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për filmin “Weapons”.
Dy çmime fituan edhe “KPop Demon Hunters” dhe “Frankenstein”, ndërsa “Avatar: Fire and Ash” u vlerësua për efektet vizuale më të mira.
Fituesit kryesorë:
- Filmi më i mirë: One Battle After Another
- Aktorja më e mirë: Jessie Buckley – Hamnet
- Aktori më i mirë: Michael B. Jordan – Sinners
- Aktorja më e mirë në rol dytësor: Amy Madigan – Weapons
- Aktori më i mirë në rol dytësor: Sean Penn – One Battle After Another
- Regjia më e mirë: Paul Thomas Anderson – One Battle After Another