“Festivali i Teatrove Ferizaj” dhe “Theater Vortex” do të organizojnë punëtori në Shkup

“Theater Vortex” dhe “Festivali i Teatrove Ferizaj” do të organizojnë një punëtori njëjavore dhe një performancë teatrore me temën: “Hijet e kohës: Arti Bashkon – Të shkrirë në kaosin e rrugëve dhe këndet e fshehura të qytetit, transmeton Portalb.mk.

Nga faqja zyrtare e “Festivalit të Teatrove Ferizaj” bëjnë të ditur se me këtë projekt, synojnë të promovojnë dhe të përhapim artin, i cili për ne nuk njeh kufij.

Thirrja është e hapur deri me 20 shkurt 2025.

Punëtoria do të zhvillohet nga 15-22 mars në Shkup, me pjesëmarrjen e artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Performanca do të ketë elemente të forta të bazuara në vallëzim, prandaj rekomandohet që pjesëmarrësit të kenë përvojë të mëparshme me teatrin fizik, thuhet në njoftim.

Linku për aplikim: https://shorturl.at/PF7HG

Art - Vepra artistikeKultura shqiptareKulturë lajmeTeatër shfaqje teatrore