Fëmijët e Maqedonisë së Veriut kalojnë më pak kohë në shkolla, ndërsa “truri” po largohet nga shteti, alarmoi UNESCO

UNESCO ka publikuar analizën për cilësinë e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, një analizë me të dhëna 15 vjeçare, analizë ku u theksuan problemet, si lëvizja e popullsisë brenda dhe jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse ka rritje të kohës që fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë në shkolla – 15.7 vjet, ajo është nën mesataren evropiane prej 19.4 vjet”, u alarmua në Analizë, duke shënuar që ka një rritje të harmonizimit të sistemit arsimor me tregun e punës.

Kjo analizë është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Instituti për politika evropianë në UNESCO, në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

Analiza alarmoi se kemi reduktim të numrit të nxënësve, për shkak migrimit të brendshëm drejt qendrave urbane dhe migrimit të jashtëm të familjeve, duke e paraqitur si një shqetësim të rëndësishme edhe fenomenin e ikjes së trurit.

Ndryshe, ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, në muajin tetor theksoi që nxënësit në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për mësim tërë ditor, duke alarmuar që ata janë tre vite e gjysmë prapa moshatarëve në Evropë, apo 900 orë më pak deri në moshën 15-vjeçare.

Albin KurtiBllacaHani i ElezitHristijan Mickoski HristianIkja e truritKushtet në shkollaMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)Nxënës të shkollave fillore - filloristëNxënës të shkollave të mesmeOrhan MurtezaniParlamenti – Kuvendi i KosovësQeveria e KosovësQeveria e Maqedonisë së VeriutRruga Prizren – TetovëSeanca qeveritare Maqedoni – KosovëShkolla filloreShkolla të mesmeUNESKO – UNESCOVendkalimi kufitar në JazhincëVesna Janevska