Era e fortë rrëzoi “Statujën e Lirisë” 24 metra të lartë në Brazil

Në Brazil, erërat e forta rrëzuan një statujë 24 metra të lartë të ngjashme me Statujën Amerikane të Lirisë, raportuan mediat lokale, transmeton Euronews.

Incidenti ndodhi në qytetin Guaiba, në shtetin e Rio Grande do Sul, ku statuja ishte vendosur përpara një dyqani të rrjetit Havana.

Informacioni u konfirmua nga kryetari i bashkisë së Guaiba, Marcelo Maranatha.

Era e fortë rrëzoi “Statujën e Lirisë” 24 metra të lartë në Brazil. Foto printscreen @theSunMedia/Youtube

Ai gjithashtu raportoi se nuk kishte të lënduar, raporton CNN Brazil.

Sipas informacioneve fillestare, erërat e forta të cilat herë pas here arrinin deri në 90 kilometra në orë, shkaktuan animin e strukturës dhe më pas shembjen në tokë.

Statuja, përfshirë piedestalin, ka një lartësi totale prej 35 metrash, dhe statuja 24 metra e lartë u dëmtua gjatë rënies.

Brazili