E hapur mundësia për qytetarët e RMV-së që të aplikojnë për Çmimin Shtetëror “13 Nëntori”

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 10 shtator për Çmimin Shtetëror “13 Nëntor”. Të drejtë aplikimi kanë edhe qytetarët e shteteve të tjera, transmeton Portalb.mk.

Çmimi shtetëror “13 Nëntori” është çmim që i ndahet personave fizik dhe juridik për kontributin në shkencë, shëndetësi, kulturë, arsim dhe fushat tjera në interes të qytetit të Shkupit, brenda dhe jashtë vendit.

Të drejtë aplikimi nuk kanë personat që kanë fituar këtë çmim në dhjetë vitet e fundit. Fituesit e Konkursit do të marrin diploma dhe mjete financiare.

Dokumentet e nevojshme për aplikim duhet të dorëzohen në objektin e qytetit të Shkupit.

 

 

 

 

Çmim shtetërorOrce GjorgjievskiQyteti i Shkupit