E dëmtuan Agjencinë me 3.5 milionë denarë, Policia ka ngritur padi ndaj pesë personave dhe katër kompanive

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj pesë personave fizik dhe katër kompanive nën dyshimet se e kanë dëmtuar buxhetin e Agjencisë për punësim në vlerë mbi 3 520 000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen për keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, shpëlarje të parave dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në mënyrë të kundërligjshme, kanë shfrytëzuar masën qeveritare të vitit 2024, duke punësuar qytetarë si rom, me qëllim që të marrin mbështetje financiare të pakthyeshme.

Katër të akuzuarit janë nga Probishtipi, ndërsa tjetri nga Shtipi, ashtu që katër janë udhëheqës të kompanive, ndërsa vetëm I.P. është I punësuar – udhëheqës në Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Qendra në Probishtip.

Agjencia për Punësim RMVKorrupsion - RyshfetMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)PapunësiPapunësia te të rinjtëPolicia e Maqedonisë së VeriutPunësime partiakeRomët