Nën dyshimet për shmangie të tatimit, Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 37 vjeçarit nga Kavadarci, si udhëheqës i subjektit juridik, transmeton Portalb.mk.
“Kallëzim penal ndaj subjektit juridik nga Strumica dhe 37 vjeçarit D.J. nga Kavadarci, udhëheqës i subjektit juridik, nën ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “shmangie të tatimit”, në bazë të nenit 279 nga Kodi Penal”, raportoi Policia.
Policia vlerësoi se të dyshuarit e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut për 2 232 363 denarë.
Shmangia e tatimit kishte ndodhur në vitin 2023 dhe 2024, për disa muaj nga kompani e cila merrej me lojërat e fatit.