Më 20.09.2025, në orën 18:00, zyrtarët e policisë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria Xh.K. (50) dhe A.A. (43), të dy nga Republika e Turqisë, me qëndrim të përkohshëm në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ata dyshohen se gjatë punës me aparat saldimi në një parcelë në Nerez të Epërm kanë shkaktuar zjarr. Nga shkëndijat ka marrë flakë bari i thatë, dhe zjarri është përhapur përtej kufijve të parcelës.
Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.