Dy persona u lënduan në zjarrin që përfshiu mbrëmë tre shtëpi në lagjen Zllokuqan në Komunën e Karposhit të Shkupit. Sipas komandantit të Brigadës, për Mbrojtje nga Zjarri, Zvonko Tomevski, zjarri u shua në orët e para të mëngjesit dhe 10 automjete zjarrfikëse dhe një numër i madh zjarrfikësish ndërhynë në vendngjarje, transmeton Portalb.mk.
Sipas tij, strukturat e çatisë së tre shtëpive të vendosura pranë njëra-tjetrës u prekën.
“Zjarri u gjet në një fazë të zhvilluar, por ndërhyrja e shpejtë nuk lejoi që ai të përhapet në shtëpi të tjera, të cilat, ashtu si ato të djegurat, janë të ngjitura ndaj njëra tjetrës”, tha Tomevski.
Dy personat kanë pësuar lëndime të lehta.
Zjarri në Zllokuqan u raportua dje në mbrëmje, pak pas orës 8 të mbrëmjes, në numrin e vetëm të emergjencës 112. Sipas raportit, zjarri fillimisht shpërtheu në një shtëpi në rrugën “Skupi”, dhe më pas u përhap në ndërtesat fqinje.
Pas raportit, Ministria e Brendshme (MPB), përmes Qendrës Detyrë-Operative të Qendrës së Menaxhimit të Krizave (QMK), kërkoi që energjia elektrike në rrjetin me tension të ulët të ndërpritet për të lejuar ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve.
Qendra për Menaxhim me Kriza sot doli me raport rreth zjarreve në RMV. Nga autoritetet ka alarme të shpeshta për kujdes të shtuar të shtuar të qytetarëve dhe ndjeshmërisë së kohës ndaj zjarreve. Për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve, Qeveria ka sjell vendim në një seancë me të cilin ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh.