Sapo doli nga shtypi libri i autorëve, prof.dr. Berton Sulejmanit dhe mr. Dëfrim Saliut, me titull “Bibliografi e revistave Filologjia dhe Albanologjia”. Në këtë libër autorët kanë dokumentuar dhe kanë paraqitur të gjitha punimet shkencore të studiuesve, të cilët, punimet e tyre i kanë prezantuar ndër vite gjatë zhvillimit të seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë dhe konferencës shkencore të Fakultetit Filologjik dhe më pas, të njëjtat, i kanë dërguar dhe janë botuar në revistat në fjalë, njofton Portalb.mk.
Botimi i këtij libri paraqet një përpjekje të autorëve për të përmbledhur në një vend të gjithë aktivitetin shkencore, përkatësisht botimet shkencore të Universitetit të Tetovës në fushën e albanologjisë dhe filologjisë për periudhën kohore 2007-2024. Ky libër bibliografik jep të dhëna të sakta të punimeve shkencore të botuara në revistat “Albanologjia” dhe “Filologjia”, të cilat i boton Universiteti i Tetovës.
Prof. Dr. Berton Sulejmani, dekan i Fakultetit Filologjik i Universitetit të Tetovës për Portalb.mk tha se qëllimi i tyre ka qenë që ti nxjerrin në dritë këto punime, që njerëzit dhe gjithë ata studiues që kan botuar, por edhe ata që s’kanë botuar dhe dëshirojnë që ti shohin se çfarë është botuar në fushën e Filologjisë dhe Albanologjisë në kuadër të Universitetit të Tetovës, ti kenë në një vend.
Sulejmani theksoi synimin e sjelljes në dritë të këtij libri që siç tha, me këtë libër të ri të cilin e ka botuar Univerziteti i Tetovës do të botohet enkas pak a shumë, me rastin e vitit jubilar të themelimit të Universitetit të Tetovës, përkatësisht 30-të vjetorit të themelimit të tij.
“Unë sëbashku me kolegun tim, asistent magjistër Dëfrim Saliu, i cili është, nga programi i studimit Gjuhë dhe Letërsi Frënge, para një viti vendosëm që të bëjmë një punë të mirë, përkatësisht ti mbledhim gjitha punimet shkencore të cilat janë të botuara, përkatësisht në revistën “Filologjia” dhe në revistën “Albanologjia”, në të cilën botohen të gjitha punimet e seminarit të Alabologjisë”, u shpreh Sulejamani.
Sulejmani edhe me tej shtoi se: kan arritur që ti mbledhin të gjitha ato punime, që janë botuar në revistën në fjalë, por jo vetëm në këto të dyja, sepse Fakulteti i Filologjisë, është themeluar qysh në themelimin e Universitetit të Tetovës, pra edhe ai feston këtë vit 30-të vjetorin e themelimit. E kemi gjetur edhe numrin e atyre dy revistave përkatësisht revistën “Glosa” që është botuar në kohën kur ka punuar në Universitetin tonë edhe prof Qemal Murati, dhe revista “Cogito” kryeredaktore e së cilës ka qenë profesoresha Luljeta Isaku, dhe në atë kohë sigurisht kam qenë i punësuar edhe unë, dhe një numër i madh i anëtareve të Katedrës së Albanologjisë”.
“Libri do të jetë shumë shpejtë i shpërndarë në konferencën që do të mbahet me 6 nëntorë, por do të jetë e qasshme online, do të ketë një ndjekës elektronik, që do të jetë në faqen e Univerzitetit të Tetovës, që studiuesit sa më lehtë të gjejnë gjitha ato punime”, shtoi edhe më tej autori Berton Sulejmani.
Revista “Glosa” dhe “Cogito” nuk botohen më, por autorët, në librin e tyre bibliografik, i kanë përfshirë edhe punimet e botuara në këto dy revista. Numri total i të gjitha këtyre punimeve të botuara në revistat: “Filologjia”, “Albanologjia”, “Glosa” dhe “Cogito”, është 1406.