Dokumenti me detyrimet e përmbushura nga agjenda e reformave udhëton për në Bruksel, me mesazhin se Maqedonia vazhdon procesin e integrimit evropian. Megjithatë, fronti i brendshëm mbetet i bllokuar në llogoret partiake, raporton Telma, përcjell Portalb.mk.
Ndërsa qeveria pretendon se procesi i reformave ka dinamikë të fortë, opozita akuzon për ngecje dhe kërkim të një alibie. Kodi Zgjedhor mbeti i pamiratuar për shkak të mungesës së konsensusit politik, dhe partitë vazhduan me akuzat – kush po pengon rrugën evropiane dhe kush mban përgjegjësi për bllokimet.
“Jam i bindur se në dinamikën e zbatimit do të jemi shumë përpara shumë të tjerëve, pavarësisht përpjekjeve për të ngadalësuar procesin duke bllokuar Kodin Zgjedhor. Vendosmëria jonë mbetet e pandryshuar, reformat do të vazhdojnë, sepse ato janë në interes të shtetit, institucioneve dhe qytetarëve”, thotë kryeministri Mickoski.
Para dy ditëve skadoi afti për Kodin Zgjedhor skadoi dy ditë më parë. Afati fillestar për miratimin e ligjit ishte 30 qershori i vitit të kaluar. Megjithatë, LSDM beson se as vitin e kaluar dhe as tani qeveria nuk kishte ndërmend ta përmbushte atë detyrim, prandaj po kërkojnë fajtorë jashtë radhëve të tyre.
VMRO-DPMNE përgjigjet me një kundërakuzë ndaj veprimeve të koalicionit nga opozita.
Ndryshe, pushteti dhe opozita në Maqedoninë e Veriut nuk arritën marrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, e cila është pjesë e Agjendës së Reformave. Në vend të kompromisit, partitë politike edhe në ditën e fundit të afatit të caktuar për miratimin e këtij ligji reformues vazhduan me akuza të ndërsjella për përgjegjësinë e bllokimit.
Grupi i punës për reformën e Kodit Zgjedhor u formua më 3 mars të këtij viti, katër muaj para afatit për reformat zgjedhore, dhe punoi në një dokument me ndryshime të propozuara të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025.
- LEXO: Partitë nuk arritën marrëveshje për Kodin Zgjedhor, vendi rrezikon mbi 4 milion euro evropiane
- LEXO: Mosmiratimi i Kodit Zgjedhor të RMV-së futi në lojë edhe BE-në, pak shpresë për fondet prej 4.2 milionë euro
- LEXO: Kodi Zgjedhor ende pezull, Mickoski: U kemi dhënë propozim, por opozita nuk ka ende qëndrim të koordinuar