Ndryshimet që kirurgët estetikë dhe plastikë i kërkojnë për atë që ndërhyrjet e mjekësisë estetike të kryhen vetëm në institucione shëndetësore private dhe publike nga mjekë të arsimuar do të zbatohen në ndryshimet e reja të ligjeve në fushën e shëndetësisë, raporton SDK, përcjell Poralb.mk.
Shoqata e Mjekësisë Estetike (ShME), Shoqata e Kirurgëve Plastikë, Rikonstruktiv dhe Estetik të Maqedonisë (ShKPREM) dhe Shoqata e Dermatovenerologëve të Maqedonisë (ShDM) në muajin shkurt në një konferencë për shtyp apeluan se në vendin tonë ka një zbatim të joadekuat të neneve 33 dhe 35 të Ligjit për Shëndetin Publik dhe thanë se kishin bërë kërkesë për t’u takuar me ministrin e atëhershëm të shëndetësisë, Arben Taravari, dhe Kryetaren e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Rashela Mizrahi, me qëllim parandalimin e pasojave të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
“Kërkesa jonë e dorëzuar nga tre shoqatat (ShME, ShKPREM dhe ShDM) iu dorëzua ministrit dhe zëvendësministrit të shëndetësisë, Jovica Andovski, si dhe një kopje e saj iu dorëzua kryetarit të komisionit të shëndetësisë në Kuvend. Na kontaktuan për propozim – ndryshime dhe na thanë se të njëjtat do të zbatohen në ndryshimet e reja të ligjeve në fushën e shëndetësisë”, thanë nga Shoqata e Mjekësisë Estetike.
Në kërkesën e tyre drejtuar institucioneve mjekët thanë se Neni 33 i Ligjit për Shëndetin Publik thotë “Mjekësia tradicionale dhe komplemetare, tatuazhet, piercing, grimi i përhershëm, akupunktura dhe aktivitetet për kujdes dhe bukuri, ndërsa nën aktivitete me të cilat depërtohet në lëkurë”, me çka nënkuptohen procedura mjekësore që kryhen në shtresat e thella të lëkurës, me pajisje mjekësore që kërkojnë trajnim profesional mjekësor, d.m.th. ato mund të kryhen vetëm nga një dermatolog ose kirurg plastik në institucionet shëndetësore, e jo nga estetistë në sallone bukurie.
“Meqenëse paragrafi 1 i Nenit 33 për fat të keq përmban terma të tillë si aktivitete me të cilat depërtohet në lëkurë (tatuazhe, piercing, grim i përhershëm dhe akupunkturë, përdorimi dhe shfrytëzim i botoksit, liposuksion jokirurgjikal dhe përdorim i lazerit), dhe të cilat aktivitete që lidhen me përdorimin e pajisjeve mjekësore bëjnë pjesë vetëm në fushën e mjekësisë, ne si mjekë specialistë për çdo ditë përballemi me komplikacione të shumta të shkaktuara tek pacientët çdo ditë nga estetistët si pasojë e kryerjes joprofesionale të atyre aktiviteteve me të cilat depërtohet në lëkurë, të kryera në kushte josterile, me instrumente josterile dhe në fund të fundit, me një burim të panjohur furnizimi të të gjitha atyre pajisjeve mjekësore me origjinë të panjohur”, thuhet ndër të tjera në letrën e tre shoqatave.
Në konferencën për shtyp të mbajtur më 11 shkurt Dr. Igor Peev dhe Dr. Anxhelka Ilieva nga Shoqata thanë se gratë në Maqedoni porosisin filera nga “Ali Express” dhe i injektojnë ato vetë në shtëpi.
“Na erdhi një paciente me vithe të shpërbëra nga filleri i injektuar”, “Një estetiste e ka udhëzuar pacienten që të injektojë gjysmë doze të fillerit vetë në shtëpi”, janë disa nga përvojat që kirurgët estetikë dhe plastikë i ndanë me gazetarët.
“Mjekësia estetike është e vetmja degë e mjekësisë në të cilën pacienti është i shëndetshëm dhe vjen vullnetarisht te mjeku. Dhe nuk është në rregull që një pacient me pamje normale të largohet me probleme. Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive vijnë paciente me pasoja pasi kanë vetinjektuar fillerë nga “Ali Express”, ose kanë bërë injeksione në sallonet e bukurisë në lagje”, tha Dr Peev.
Dr. Ilieva thotë se filleri hialuronik është një pajisje ndihmëse mjekësore e barabartë me stentin në kardiokirurgji dhe për këtë arsye çdo përdorim i tij nga një person jomjekësor dhe në kushte josterile konsiderohet mjekësi popullore.
Ndryshe, “Porosisin fillera në “Ali Express” dhe vetëinjektohen në shtëpi”, “Na ka ardhur një paciente me vithe të shpërbëra nga filleri i injektuar”, “Një estetiste e ka udhëzuar pacienten që të injektojë gjysmë doze të fillerit vetë në shtëpi”, janë disa nga përvojat që kirurgët estetikë dhe plastikë i ndanë me gazetarët e Maqednonisë së Veriut në konferencën për shtyp që u mbajt në muajin shkurt.
Mjekët janë decid se këto ndërhyrje mjekësore duhet të kryhen vetëm në institucione shëndetësore private dhe publike nga mjekë të trajnuar.