Djegia e deponisë Drislla, ndërmarrja kërcënon: Do të inicojmë procedurë për gënjeshtra dhe dezinformata

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, mbi deponinë e Shkupit “Drislla” është vërejtur tym i dendur i zi, i cili sipas banorëve vendas ka filluar të digjet në orët e hershme të mëngjesit. Aktivisti Senih Brahoviq në një video të cilën e ka shpërndarë në Facebook thotë se ka marrë shumë thirrje nga banorët e Batincës dhe vendbanimeve të tjera në afërsi të deponisë të cilët kanë frikë nga ndotja e mundshme e ajrit, transmeton Portalb.mk. 

“Sot është djegur deponia e Drisllës, nuk e dimë se çfarë po ndodh. Tashmë që nga ora 5 e mëngjesit të sotëm më shkruajnë njerëzit duke më dërguar video të djegies së Drisllës. Ky tym mund të jetë kancerogjen. Kjo ndot Batincën, Pintijën, Draçevën, Lisiçen, Aerodromin”, thotë Brahoviq në video.

Sipas Senih Brahoviq nga shoqata “Rinia e Batincës”, qytetarët frikësohen se po digjen mbetje mjekësore që mund të jenë kancerogjene.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave ndërkohë bënë të ditur se zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit menjëherë pas shpërthimit.

Ndërkohë kanë reaguar nga deponia e Drisllës, nga ku deklarojnë se janë mashtrime informacionet se djegia përbën kërcënim të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve, si dhe se Drislla është e vetmja deponi sanitare në vend që funksionon në përputhje me A-lejen e integruar dhe i kryen veprimtaritë në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Apelojmë që e drejta dhe liria e fjalës dhe informimit publik të mos keqpërdoret për përhapjen e lajmeve të rreme dhe të pavërteta në rrjetet sociale nga një grup njerëzish që mashtrojnë dhe panikojnë popullsinë vendase se deponia e Drisllës kërcënon mjedisin dhe shëndetin e njerëzve, ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, me zjarrvënien në deponinë e Drislës. Situata është vënë nën kontroll nga punonjësit e Drisllës me ndihmën e shërbimeve zjarrfikëse, zjarri është shuar dhe kompania vazhdon me aktivitetet e rregullta”, thonë nga NP Drislla.

Nga kjo ndërmarrje i bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Themelore Publike që të hetojnë rastin në detaje dhe autorët të gjenden dhe të dënohen në mënyrë të duhur, ndërsa ndaj personave që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata për deponinë Drislla, do të ngriten procedura përkatëse nga ndërmarrja.

Kujtojmë se Inspetorati për Mjedis Jetësor, pas informimit telefonik të qytetarëve nga Batinca e Studeniçanit për ndotjen e Markova Rekës në orët e mëngjesit të datës 4 shtator, inspektori i përgjithshëm për mjedisin jetësor ka bërë inspektim të jashtëzakonshëm në subjektin juridik Drislla, ku laboratori i akredituar për mjedisin jetësor ka marrë 3 mostra uji për analiza laboratorike, pas së cilës do të finalizohet procedura e inspektimit. Gjatë kontrollit vizual është konstatuar se ujërat e Markova Rekës janë ndotur me lëng të zi në kafe.

Deponia DrisllaQendra për Menaxhim me Kriza (QMK) RMVZjarr
Comments (1)
Add Comment