Djali nga RMV-ja u rrëzua në Bodrum dhe e theu qafën, do të kthehet urgjentisht me avionin qeveritar

Një djalë nga Maqedonia e Veriut nesër do të transportohet nga Turqia në vend me avionin qeveritar, pasi pësoi frakturë të një rruaze të qafës pas një rrëzimi nga një tobogan në Bodrum, transmeton Portalb.mk.

Djali ishte shtruar në spital në Turqi, por për shkak të seriozitetit të lëndimit nuk mund të transportohet me fluturim të rregullt komercial ose me automjet.

Përgatitjet për transportin janë duke u zhvilluar, pasi prindërit kërkuan ndihmë nga institucionet vendase për kthimin e sigurt të fëmijës së tyre në vend.

Për transportin do të përdoret avioni qeveritar, ndërsa me djalin do të udhëtojë edhe një ekip mjekësor, i cili do të monitorojë gjendjen e tij gjatë fluturimit.

Nga Qeveria informuan se autoritetet shëndetësore në Turqi e kanë miratuar transportin me avion, në vend të transportit me automjet mjekësor.

Me kërkesë të prindërve, Fondi për Sigurim Shëndetësor e ka miratuar transportin, ndërsa vendimin e ka mbështetur edhe Ministria e Shëndetësisë.

Pas mbërritjes në Maqedoni, ai do ta vazhdojë trajtimin shëndetësor në vend.

Aeroplan - AvionTurqia