Deponia “Drislla” u përfshi nga zjarri

Zjarr i madh ka përfshirë deponinë e madhe në “Drislla”, deponi ku edhe ndërmarrjet komunale bëjnë hedhjen e mbeturinave, transmeton Portalb.mk.

“Shuarja e zjarrit në cilëndo deponi është punë e ndërlikuar për shkak të proceseve kimike dhe biologjike, të cilat zhvillohen në brendinë e deponisë, si rezultat të të cilave krijohen gazra të djegshëm”, tha drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

Ai vlerësoi se gjendja nuk është alarmante, duke sqaruar se brigada e zjarrfikësve të Shkupit po punon në shuarjen e zjarrit.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë krijuar rreth 790 mijë ton mbeturina komunale, ndërsa sasia e grumbulluar ka arritur 637 mijë ton, ashtu që 85.8 përqind e mbeturinave të grumbulluara janë përzierje komunale.

Gjatë vitit të fundit ishin grumbulluar gjithsej 637 471 ton mbeturina komunale, apo 2.5 përqind më shumë sesa gjatë vitit 2023. Më së shumti mbeturina janë grumbulluar në Rajonin e Shkupit (28.4 %).

Deponi ilegaleDeponi rajonaleDeponia DrisllaDita e ZjarrfikësveDrejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim RMVStojançe AngellovZjarrZjarrfikës