Defina Rexhallari në OpenMic: Volejbolli në RMV nuk është aq i zhvilluar, por interesimi i vajzave për tu marrë me të është rritur

Në episodin e pestë të OpenMic në Portalb flasim me Defina Rexhallarin, kampione e Ligës së Parë të volejbollit për vajza në Maqedoninë e Veriut me skuadrën e Rabotniçkit.

Në bisedë me të, ajo theksoi se volejbolli në përgjithësi si sport këtu në Maqedoninë e Veriut nuk është aq i zhvilluar, sidomos më herët në kohën kur ka filluar ajo ka pasur shumë pak vajza që kanë shprehur interes dhe dëshirë për tu marrë me këtë lloj sporti.

“Me kalimin e kohës është rritur dukshëm numri i vajzave që kanë shprehur interesim dhe dëshirë për tu marrë me këtë lloj sporti”, tha Defina.

Ajo tha se si rezultat i asaj që sporti në RMV nuk është shumë i zhvilluar, patjetër duhet të anojnë edhe në kahe të tjera për një jetë më të mirë.

“Me sport nuk mundemi të merremi gjithë jetën, pas disa viteve e humb edhe aftësinë dhe është e pamundur”.

Si moment që nuk do ta harrojë asnjëherë Defina përmendi momentin kur kampionatin e këtij sezoni u shpallën kampionë të Maqedonisë së Veriut.

Në lidhje me komentet negative dhe paragjykimet, Defina tha se është absurde të mendohet se nuk mund të arrish diçka vetëm se je vajzë, “komentet e tilla nuk zënë vend te unë”.

Defina këshilloi të gjithë vajzat e reja që duan të merren me sport që “të punojnë dhe të vazhdojnë ëndrrën e tyre sepse me punë dhe pasion arrihet gjithçka”.

Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.

CTRL Z – CTRLZOpenMicSport RMV