Komisioni Rregullator i Energjisë (KRRE) ka vendosur që nga sonte në mesnatë, çmimet e derivateve të naftës do të rriten, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të ri, çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të rritet me 2 denarë për litër, ndërsa çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZEL (D-E V) do të rriten me 2.5 denarë për litër.
“Nga 19 maji, në orën 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë – benzina EUROSUPER BS-95 – 87 denarë, benzina motorike EUROSUPER BS-98 – 89 denarë, karburanti dizel EURODIZEL BS (D-E V) – 92 denarë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri – 93.5 denarë, ndërsa një kilogram vaj do të kushtojë 50.8 denarë”, thuhet në njoftimin e KRRE-së.