Në Maqedoninë e Veriut po ndodh tranzicioni energjetik, pasi për herë të parë në vend po prodhohet rreth 31 përqind e energjisë së përgjithshme nga panelet solare, përkundër asaj se vitin e kaluar është prodhuar më shumë, transmeton Portalb.mk.
Vitin e kaluar në maj u prodhuan 147 098 MWh, ndërsa në majin e këtij viti 143 419 MWh, duke regjistrua rënie për 2.5 përqind. Rritje më e madhe e prodhimit u regjistrua te panelet solare, 50.6 përqind, pasi sivjet u prodhuan 31 435 MWh, ndërsa majin e kaluar 20 873 MWh.
Rritje e prodhimit të energjie u regjistrua edhe të hidrocentralet për 33.2 përqind, ndërsa te termocentralet kemi ulje për 13.6 përqind.