Bursat do t’i nënshtrohen revizionit në Maqedoninë e Veriut, ato do të jepen për profesionet deficitare

Bursat e studentëve duhet të motivojnë regjistrimet në profesionet deficitare, për çka edhe bursat e MASH-it me siguri do t’i nënshtrohen revizionit, paralajmëroi ministrja për arsim dhe shkencë, Vesna Janevska. Në Ministri po bëhet analiza se cilat profesione janë deficitare dhe në ato profesione do të jepen bursa, raportoi Meta, përcjell Portalb.mk.

“Përmes një qasjeje shumëministrore, do të fokusohemi në krijimin e aktiviteteve dhe masave të reja përmes së cilave do të zvogëlojmë largimin e kuadrove të kualifikuar dhe me arsim të lartë”, deklaroi Janveska në seancën e sotme në Komisionin e kuvendit për çështje ekonomike, punë dhe energjetikë, ku u diskutua për raportin e Entit Shtetëror për Revizion në raport me efektivitetin e masave për parandalimin e ikjes së kuadrove profesionale dhe me arsim të lartë.

Ajo sqaroi që tashmë kanë folur për ndryshime me përfaqësuesit e universiteteve, që nënkupton edhe modernizimin e programeve studimore që të jenë interesante për të rinjtë. Paralajmëroi edhe revidimin e kuotave për regjistrim në fakultetet dhe do të shihet çfarë kuadri nevojitet.

Ndryshe, për dhjetë vitet e fundit numri i studentëve në vendin tonë është zvogëluar për 7.043, ose për 12 %, thuhet në hulumtimin e Qendrës për Komunikime Qytetare (QKQ). Rënie më të madhe prej 11.150 studentësh, pra për 22 %, ka në universitetet shtetërore. Për dallim nga kjo, ka 4.054 ose 56 % më shumë shumë studentë në universitetet ​​private. Në institucionet e arsimit të lartë fetar ka 53 ose 20% më shumë studentë.

Vauçerë prej 250 eurosh për blerjen e pajisjeve elektronike për të gjithë studentët në vend, këtë e paralajmëroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Bursa shkollore - universitareEnti Shtetëror për Revizion RMV (ESHR)Këndi studentorMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)StudentëVesna Janevska