Bullgaria nuk do të japë më para për Ukrainën, tha Radevi

Bullgaria nuk do të marrë më pjesë në ndihmën financiare që Bashkimi Evropian i jep Ukrainës, deklaroi kryeministri Rumen Radev, raporton BTA.

Në samitin e fundit të BE-së, Volodymyr Zelensky kërkoi nga Unioni edhe 70 miliardë euro për vitin e ardhshëm, me qëllim që Ukraina të mund të vazhdojë të mbrohet nga pushtimi rus.

“Si ju duket kjo, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në Evropë? Bullgaria nuk mund të përfshihet në asnjë mënyrë në këto 70 miliardë euro”, tha Radevi.

Ai kujtoi se vitin e kaluar BE-ja kishte miratuar 90 miliardë euro për Ukrainën, të cilat mbulojnë vitet 2026 dhe 2027, vendim që ishte miratuar edhe nga Bullgaria. Hungaria, Çekia dhe Sllovakia refuzuan të marrin pjesë në këtë hua.

“Lufta në Ukrainë po i shteron ekonomitë evropiane dhe po shkakton tensione sociale dhe jostabilitet politik. Zgjidhja nuk do të arrihet me mjete ushtarake”, deklaroi Radevi.

BullgariaUkraina