Ky përdorim i armëve nuk ishte gjatë protestës së studentëve në Tiranë

Një video (arkivuar këtu) që ka marrë mbi 14 mijë pëlqime në Instagram pretendohet se tregon një festim të dhunshëm patriotik në Tiranë natën e 17 tetorit 2026, raporton Faktoje.al.

E njejta video është botuar edhe me pretendimin se tregon pamje nga protestat e studentëve në Shqipëri në tetor 2026.

Megjithatë, asnjë nga këto pretendime nuk është i vërtetë.

Me anë të motorit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti se video e mësipërme është botuar qarkullon në rrjet që një vit më parë, në tetor 2025.

Sipas raportimeve të mediave vendase, ngjarja në video ka ndodhur në Prishtinë, Kosovë, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri që u luajt më 11 tetor 2025 në Leskovac.

Në atë kohë, mediat shkruanin se, pas golit të Rei Manajt që e çoi rezultatin 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, një person kishte shkrepur armën në ajër. Pas kësaj ai ishte vënë në pranga nga policia e Kosovës.

DisinfohubFaktoje.alProtestaShqipëriaTirana