Banorët e Llopatit dërguan mesazh për unitet dhe solidaritet – të bashkuar për nder të Vllatkos

Në botë kur tribunat e futbollit shpesh bëhen skenë e gjuhës së urrejtjes dhe brohoritjeve nacionaliste, dje u luajt diçka tejet e kundërt. Në terren të thjeshtë, jomjaftueshëm i ndriçuar, larg syve të kryeministrave dhe përfaqësuesve të lartë zyrtarë, në fshatin llopat të Kumanovës u luajt meç në nder të Vllatko Stojmanovskit. Një shok, vëlla, bashkëqytetar dashurinë e të cili pa kusht e merrte i gjithë fshati. Nuk ishte garë, por odë e solidaritetit, empatisë dhe bashkimit. Dëshmi se sporti mund të jetë vegël për mjekim, e jo për ndarje, njofton Portalb.mk

Ky manifestim, i cili kaloi pa u vënë re nga mediat, i bashkoi banorët lokal jo si publik, por si një familje e madhe e cila së bashku njëri-tjetrit i ofruan mbështetje dhe ngushëllim, dhe ndershmërisht në gjuhën maqedonase, pastaj edhe në shqip u përshëndetën me fqinjin e tyre.

Done Mlladenovski, njëri nga organizatorët për bashkimin e këtillë thotë se nuk është asgjë e re dhe se maqedonasit dhe shqiptarët çdoherë kanë pasur bashkëjetesë të shkëlqyeshme dhe kanë qenë shembull për atë se si duhet të funksionojë një mjedis i përzier etnik.

“Në tribunat e fushës bashkarisht ndiqen ndeshjet e futbollit, bashkarisht kremtohet, por për fat të keq edhe bashkarisht vajtonte. Dashuria dhe miqësia e pamasë që Vllatko e kishte me të gjithë pa marrë parasysh përcaktimin fetar dhe kombëtar ka bërë që t’i shprehim nderime si komunitet lokal”, thotë Mlladenovski.

“Me këtë gjest të vogël dëshirojmë të tregojmë unitet dhe solidaritet me anëtarët e familjes së tij se me ta e ndajmë dhimbjen që ata e ndjejnë dhe të tregojmë se jemi të bashkuar në këto momente të vështira”, shtoi ai.

Kjo bashkësi lokale me dekada e kultivon solidaritetin si vlerë thelbësore që transmetohet nga gjenerata në gjeneratë. Fuqia e unitetit është shfaqur edhe gjatë konfliktit në vitin 2001, kur banorët arritën të qëndrojnë të bashkuar dhe nuk kanë lejuar trazirat të transmetohet në fshatin e tyre. Ndeshja reviale që sot u organizua nuk është vetëm një ngjarje sportive, por simbol i bashkimit të njëjtë. Organizatorët thonë se përmes tij dërgohet mesazh i qartë, deri te familja, por edhe deri te gjithë shteti.

“Familja duhet ta dijë se mund të llogarisin në mbështetjen dhe ndihmën nga secili nga ne, ndërsa kjo bashkësi lokale është shembull për atë se si duhet të jetojmë njëri me tjetrin, për shkak se vetëm ashtu mund ta bëjmë Maqedoninë vend shumë më të bukur për jetesë. Secili nga ne mund të vendos nga një gurë në mozaikun e nacionaliteteve që jetojnë në këtë vendin tonë të bukur”, deklaruan organizatorët.

Ngjarjet e këtilla nuk janë të rralla, por për fat të keq, tepër pak flitet për to. Pikërisht ato gjeste të qeta, njerëzore janë themeli mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e shëndetshme dhe solidare. Organizatorët dhe banorët e Llopatit shpresojnë se ky nuk do të mbetet vetëm një kujtim i bukur, por nxitje dhe inspirim, të vazhdojmë ta ndërtojmë bashkësinë në mirëkuptim dhe respekt. Për shkak se pikërisht në raste të këtilla, kur dhimbja ndahet, ndërsa solidariteti ndjehet, shihet fuqia e vërtetë e një fshati, e një populli, e një shteti. Në nder të Vllatkos, dhe në nder të të gjithëve që besojnë seë së bashku jemi më të fuqishëm.

CTRL Z – CTRLZFutboll futbollist(e)Kumanova