Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur para Mavrovkës në Shkup. Një autobus i NTP-së u përplas në rrethojën mbrojtëse prej betoni, transmeton Portalb.mk.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:50 dhe është paraqitur në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup. Sipas informacioneve, një udhëtar dhe shoferi i autobusit të aksidentuar, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Për momentin nuk dihet shkaku i aksidentit dhe nëse ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal policia dhe po kryen hetimet.