Kryetarja e Qytetit të Shkupt, Danella Arsovska ka reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj deklaratës së bërë sot nga kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me akuzat për ndërtime të paligjshme në Çair dhe legalizimin e tyre të paligjshëm, shkruan Portalb.mk.
“Luanit” Mickoski nuk i dëgjohet zëri para Mexhitit dhe Ganiut. Nuk guxon as shtrembër t’i shikojë e lëre më të kërkojë prej tyre përgjegjësi për kri. Luan? Macë. Nuk guxon me bë zë për 150 ndërtime pa leje, të argumentuara me dokumente, me incizime nga vendi i ngjarjes. Tregon forcë kundër një gruaje, në vend që të njëjtën ta shfaqë para kriminelëve”, ka shkruar kryetarja Arsovska.
Ajo e porositi kryeministrin Mickoski të mos e përmend destabilizimin , sepse askush s’e beson.
“Çdo gjë destabilizohet për ty kur nuk ke përgjigje për krimin. Kur të kapin në flagrancë. Atëherë është destabilizim”, shkruan tutje Arsovska.
Ndryshe, kryeministri Hristijan Mickoski sot i ka bërë thirrje Prokurorisë që të punojë mbi denoncimet për ndërtimet e paligjshme të paraqitura nga kryetarja e e Qytetit Arsovska dhe të veprojë nëse ajo ofron prova për një krim të kryer.
Ai shprehu keqardhje nëse kryetarja e bashkisë së Shkupit merr kërcënime dhe i bëri thirrje asaj që t’i raportojë ato në polici.
Kujtojmë se kryetarja Arsovska ka dorëzuar dje në prokurori dëshmi dhe dokumente lidhur me ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska pretendon se në komunën e Çairit ka 150 ndërtime pa leje. Ajo akuzon ish kryetarin Izet Mexhiti dhe kryetarin aktual Visar Ganiu për ndërtimet pa leje në Çair. Arsovska gjithashtu ka denoncuar se gjatë kohës që po denoncon krimin është duke u ballafaquar me kërcënime.
- LEXO: PTHP Shkup i bëri thirrje Arsovskës të bashkëpunojë dhe të dorëzojë kallëzime penale konkrete për ndërtimet pa leje në Çair
- LEXO: Mexhiti paralajmëroi padi kundër Arsovskës: Është instrumenti i ri i BDI-së për destabilizimin e shtetit
- LEXO: Ganiu: Çairi nuk është figurë shahu në lojërat politike të BDI-së
- LEXO: Ganiu hodhi mbeturina përpara qytetit të Shkupit, Arsovska e pyeti pse iku menjëherë nëpër park kur mori vesh se po vinte