Për vetëm tre muaj “borxhi i brendshëm” në RMV u rrit për 82 milionë euro

Ndërmarrjet publike komunale, kompanitë shtetërore dhe NP-të, institucionet shëndetësore, për tre muaj i kanë rritur detyrimet e tyre të prapambetura, por të papaguara. Në fund të marsit, borxhi i brendshëm iu afrua gjysmë miliardë eurove. Shumat më të larta të borxhit edhe më tej bazohen në punimet ndërtimore, shërbimet komunale, materialet dhe inventari i imët, shkruan analiza ekonomike e Portalb.mk.

Borxhi i ndërmarrjeve publike dhe kompanive shtetërore është rritur për më shumë se dyfish!

Totali i borxhit të brendshëm në fund të tremujorit të parë të këtij viti arriti në 490.740.000 euro, që është për 82.000.000 euro më shumë se situata në fund të dhjetorit. Të dhënat e reja të Ministrisë së Financave tregojnë se për vetëm tre muaj janë rritur detyrimet e prapambetura, por të papaguara të ndërmarrjeve publike dhe kompanive shtetërore, ndërmarrjeve publike komunale, institucioneve shëndetësore publike, ministrive, agjencive.

Konkretisht, detyrimet e prapambetura, por të papaguara të ndërmarrjeve publike në nivel qendror dhe të shoqërive aksionare dhe kompanive shtetërore në fund të muajit mars arritën në 235,4 milionë euro, që është për 69 milionë euro më shumë se gjendja në fund të vitit 2023. Në tremujorin e parë të këtij viti, NP-të komunale kanë raportuar borxh të prapambetur në vlerë prej 76,7 milionë euro, ose 700 mijë euro më shumë se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, shkruan Portalb.mk.

Borxhi i ndërmarrjeve publike dhe kompanive shtetërore

Institucionet shëndetësore publike, spitalet, klinikat, në tre muajt e parë të këtij viti kanë pasur borxh total të prapambetur, por të papaguar në vlerë prej 73 milionë euro, që është për 11,7 milionë euro më shumë se gjendja e borxhit në fund të vitit 2023. Shfrytëzuesit e buxhetit të linjës së parë ku bëjnë pjesë ministritë, në fund të marsit kanë raportuar detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 12,6 milionë eurosh, që është për 261 000 euro më shumë se gjendja në tremujorin e parë në vitin 2023.

Borxhe milionëshe për shërbime komunale, shërbime kontraktuale, transferime…

Nga analiza krahasuese e “Portalb”-it rezulton se ka një rritje dramatike të detyrimeve të prapambetura, por të papaguara në bazë të “punëve të tjera ndërtimore”, gjegjësisht në muajin mars borxhi ka arritur në gati 55,3 milionë euro, që është një rritje prej 26,2 milionë euro për vetëm tre muaj.

Borxhe milionëshe për shërbime komunale, shërbime kontraktuale, transferime…

Në fund të tremujorit të tretë, krahasuar me situatën në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, detyrimet e prapambetura, por të papaguara janë rritur për disa arsye: për shërbime komunale, ngrohje, transport, detyrimet arritën në 119,5 milionë euro, për materiale dhe inventar të imët 65,8 milionë euro, për shërbime kontraktuale borxhet arritën në 49,3 milionë euro, e po ashtu dukshëm janë rritur edhe borxhet në bazë të “subvencioneve për ndërmarrjet publike”, të cilat në fund të muajit mars arritën në shumën prej 62 000 euro, ndërsa shuma e borxhit në bazë të “transferimeve tek organizatat joqeveritare” iu afrua vlerës pre 500 000 eurove, shkruan Portalb.mk. Në listën e re të borxhlinjve, në “top dhjetëshen” hynë edhe Ndërmarrja Publike e Rrugëve Shtetërore me detyrime të prapambetura, por të papaguara në vlerë prej 20,2 milionë euro, ESM- Furnizimi me një borxh prej 11,8 milionë euro dhe Sh.A. ELEM me një borxh prej 15,5 milionë euro. euro.

Të dhënat e reja për borxhin e brendshëm tregojnë se të gjitha komunat së bashku e kanë ulur borxhin, por, individualisht, disa prej komunave vetëm për tre muaj kanë raportuar rritje të ndjeshme të detyrimeve të papaguara, për të cilat “Portalb”-i do t’i publikojë të dhënat në analizën e radhës.

Analiza Ekonomike e PortalbitBorxh - BorxhmarrjeBorxhi publik i shtetit RMVEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiMinistria e Financave (MF)