Ambasadat e Mbretërisë së Holandës në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po u bëjnë thirrje fotografëve të rinj të moshës 18-30 vjeç për të marrë pjesë në një konkurs rajonal fotografik të fokusuar në dezinformim dhe rrugëtimin drejt integrimit në BE, transmeton Portalb.mk.
Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësinë e:
- Pjesëmarrjes në një masterklas online me fotografen holandeze, fituese të çmimeve, Ivy Njiokiktjien;
- Prezantojnë punën e tyre në ekspozita në Beograd, Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë dhe Shkup.
Afati i fundit për dorëzim: 21 shtator 2025 (ora 23:30 e Amsterdamit)
Aplikoni KËTU.
Në Maqedoninë e Veriut, ky projekt do të udhëhiqet dhe zbatohet nga Qendra Maqedonase për Fotografi