Ambasada e SHBA-së me njoftim të rëndësishëm për shtetasit amerikanë në Maqedoninë e Veriut

Ambasada e SHBA-së në Shkup njoftoi se duke filluar nga 15 korriku 2026, për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (pasaporta dhe shërbime noteriale) do të zbatohet një sistem i ri pagesash, sipas të cilit nuk do të pranohen më para në dorë, karta krediti apo forma të tjera pagese në sportelin konsullor. Të gjitha pagesat do të duhet të kryhen paraprakisht online përmes portalit zyrtar Pay.gov, ndërsa konfirmimi i pagesës duhet të paraqitet gjatë terminit në Ambasadë, transmeton Portalb.mk.

“Duke filluar nga nga data 15 korrik 2026, Ambasada e SHBA-së në Shkup do të kalojë në një sistem pa para të gatshme dhe pa kartela krediti për Shërbimet e Shtetasve Amerikanë (shërbimet e pasaportave dhe noterisë)”, thonë nga Ambasada.

Çfarë po ndryshon?

Paratë në dorë (kesh), kartat e kreditit ose çdo formë tjetër pagese NUK do të pranohen më në sportelin konsullor.

Çfarë duhet të bëni?

Të gjitha pagesat duhet të kryhen online përpara takimit tuaj përmes portalit zyrtar qeveritar të SHBA-së në Pay.gov.

Mos harroni:

Duhet të hyni në portal, të printoni konfirmimin elektronik të pagesës nga Pay.gov dhe ta merrni atë me vete në takimin tuaj personal në Ambasada e SHBA-së në Shkup.
Për detaje të plota, vizitoni faqen zyrtare të Ambasada e SHBA në Maqedoninë e Veriut https://mk.usembassy.gov/services/

Ambasada e Amerikës (SHBA) në RMV