Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot, më 27 tetor, do të zhvillojë një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni solemne dhe nderime të larta shtetërore e ushtarake, transmeton Portalb.mk.
Sipas agjendës, në orën 10:00, Haxhiu do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Më pas, nga ora 10:15 deri në 10:45, është paraparë takimi mes dy kryetarëve dhe delegacioneve përkatëse.
Në fund të takimeve, në orën 10:50, Haxhiu do të nënshkruajë Librin e Përshtypjeve.