Aksion gueril para RTM-së: Izet Mexhiti u prit pas intervistës televizive me kartëmonedha me imazhin e tij në vlerë prej 10.000 eurosh

Një aksion gueril është zhvilluar para ndërtesës së Radiotelevizionit të Maqedonisë (MRT), pas intervistës televizive të kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, transmeton Portalb.mk.

Para objektit janë vendosur kartëmonedha simbolike me imazhin e tij, me vlerë të shënuar prej 10.000 eurosh.

Për momentin nuk ka informacione se kush qëndron pas këtij aksioni, por mesazhi që kanë dashur të përçojnë mund të jetë premtimi i pazbatuar nga VLEN.

Premtimi parazgjedhor i VLEN, 10 mijë euro për çdo qytetar, që ishte promovuar me pompozitet disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024 mbetet i parealizuar deri tani.

Për të njëjtin premtim, pas hyrjes në qeveri me VMRO-DPMNE, protagonistë të VLEN u zotuan se premtimi i VLEN do jetë në plan qeveritar.

As atëherë, kur u zotuan e as sot kur veç më kemi hyrë në vitin e tretë të qeverisjes së VLEN, nga ky koalicion nuk tregojnë se kur do të realizohet ky premtim.

Izet MexhitiPortalb Fakt - Premtime parazgjedhoreVLEN koalicioni