Administrata gjyqësore paralajmëroi grevë “të bardhë”

“Grevë të bardhë” paralajmëruan të punësuarit në administratën gjyqësore në tërë vendin, nëse nuk e marrin shtesën për pagën e muajit prill, transmeton Portalb.mk.

Kjo do të thotë se të gjithë të punësuarit, procesverbalistët, zyrtarët dhe të punësuarit tjerë do të shkojnë në punë, por s’do ta japin maksimumin e tyre, që sipas tyre, do të pasqyrohet në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe me atë edhe të qytetarëve.

“Nëse për kohë të shkurtër nuk zgjidhet problemi, në pjesën e të punësuarve në shërbimin gjyqësor, nuk u duhet sindikatë. Ata vetë do të vendosin se si do të veprojnë më tej. Ka nevojë që edhe ky shërbim të respektohet dhe rregullat të vlejnë njëjtë nëpërmjet pagesës së rregullt të pagave dhe shtesave në paga”, deklaroi Goran Risteski nga Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore.

Sindikalistët sot u takuan me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgievski, i cili njëkohësisht është edhe njeriu i parë i Këshillit Buxhetor Gjyqësor. Kanë insistuar që nga ky muaj t’u kthehen shtesat në vlerë prej 35%. Georgievski, u ka thënë që të bëjnë durim deri në shtator.

Administrata PublikeGjykatës(e) - Gjykim - Gjyqësor
Comments (0)
Add Comment