RMV, Prokuroria kërkoi masa sigurie ndaj 12 personave, jozyrtarisht bëhet fjalë se janë nga Agjencia për Rini dhe Sport

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se është dorëzuar kërkesë për caktimin e masave të sigurimit për 12 persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pa dhënë më shumë detaje se për cilin institucion bëhet fjalë, transmeton Portalb.mk.

“Me iniciativën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për vepra penale – Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe keqpërdorim. Për të dyshuarit është dorëzuar propozim për caktimin e masave të sigurimit në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.

Sipas një pjese të mediave, bëhet fjalë për 12 persona nga Agjencia për Rini dhe Sport, mes të cilëve edhe drejtori i Agjencisë, Naumçe Mojsovski, në lidhje me rastin e ndarjes së mjeteve nga sistemi i vauçerëve.

Agjencia për Rini dhe SportProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMV